Lajme

07 December 2017

Aktori shqiptar që do të luajë në të njëjtin film me JLo

Marko Caka është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar në industrinë e filmit.

Aktori ka luajtur në shumë filma që kanë fituar edhe çmimin Oscar dhe sërish do ta shohim në një projekt të ri të Hollywoodit.
Së fundi aktori ka zbuluar përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook se është angazhuar në një film.
Ai do të jetë pjesë e filmit të zhanrit komedi të titulluar “Second Act” xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.

Në këtë film do të paraqiten edhe disa yje botërore e ndër to edhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez.

“JLo, luan rolin e Maya’s një menaxhere e një supermarketit. Unë jam në skenat e xhirimeve me pjesëtarët e familjes ku ajo shfaqet me prezantimin e produkteve të kompanisë, por që, rrëfen të vërtetën e historisë së jetës së saj”, ka thënë Marko.

Kjo komedi është prodhim i STX Production dhe do të dalë në vitin 2018.

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com