Aktori Terrence Howard ka shpikur formën më të re të gjeometrisë
Aktori Terrence Howard është një gjeni i vërtetë kur është fjala për matematikën. Së fundmi ai thotë se ka zbuluar një formë të re të gjeometrisë.
Howard, ka studiuar inxhinieri kimike në Institutin privat Pratt, në Nju Jork gjatë rinisë së tij. Prej disa vitesh studimi ai shpiku formën më të re të gjeometrisë që e quajti “Terryology”. Kjo teori bazohet në idenë se një herë një është i barabartë me dy, në vend të përgjigjes së njohur gjerësisht ku një herë një është i barabartë me një.
Në bisedën e tij me ‘Rolling Stone’, Howard pretendoi se gjetjet e tij do të ndryshonin mënyrën se si gjeneratat e ardhshme të fëmijëve do të mësonin matematikën në shkollë.