Lajme

19 November 2018

Aktorja e “A Walk to Remember”, martohet në një ceremoni private dhe shumë të thjeshtë

Ajo është njohur gjithmonë si një vajzë e thjeshtë dhe e tillë duket se është edhe në jetën e përditshme. Ajo u bë e njohur me filmin “A walk to remember”.

Së fundmi mësohet se  Mandy Moore, i dha fund beqarisë pasi u martua në një dasmë intime në shtëpinë e saj në Los Angeles me Taylor Goldsmith, . Historia e tyre e dashurisë është shumë e bukur. Ata janë njohur para 3- vitesh në Instagram dhe vendosën të martohen në një ceremoni të thjeshtë me vetëm 30 të ftuar.

Aktorja thuhet se organizoi një dasmë në stil bohemian, ndërsa një qilim rrethonte altarin dhe lulet ishin përzgjedhur me delikatesë. Të ftuarve iu shërbeu ushqimi në banket, ndërsa kishte verëra të ndryshme dhe 12 lloje kekësh.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com