Aktorja e famshme i jep lamtumirën mamasë së saj
Nëna e aktores së famshme turke Hande Erçel është ndarë nga jeta.
Aylin vdiq në moshën 48-vjeçarje pas një beteje 8 mujore me kancerin.
Ajo u shtrua në spital me urgjencë dhe dy ditë më pas humbi jetën. Nëna e aktores vdiq më 10 janar ndërsa lamtumira iu dha të dielën.
Hande përcolli nënën e saj për në banesën e fundit së bashku me babain Kaya dhe motrën Gamze.
Aktorja ishte jashtë Stambollit për të bërë xhirimet e filmit kur u lajmërua se nëna e saj ishte sëmurë. Ajo u kthye menjëherë për të qëndruar me nënën në momentet e fundit të jetës së saj.
Në një intervistë pak kohë më parë, 25-vjeçarja tha për sëmundjen e Aylin se: “Çdo gjë po shkon mirë, çdo gjë është në rregull.”
Hande është e njohur për rolin e ‘Selin’ në serialin e njohur turk ‘Vajzat e diellit’.