Aktorja e famshme Lindsay Lohan: Harrojeni të shkuarën time, ajo ka vdekur
Në një intervistë për “New York Times”, aktorja e famshme e Hollywood Lindsay Lohan është shprehur se dëshiron që vitet kur ajo shquhej si vajzë festash dhe rebele të harrohen. Lindsay argumenton se është zhveshur terësisht nga reputacioni i vajzës së festave dhe shpreson që publiku ta ndryshojë perceptimin për të.
“Unë jam një person normal, i këndshëm. Një njeri i mirë. Unë nuk kam asnjë qëllim të keq. E kaluara ime duhet të qëndrojë në të kaluarën dhe njerëzit nuk kanë pse ta përmendin më, sepse nuk është më, është zhdukur, ka vdekur. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur ylli i kinematografisë.
Gjatë dekadës së fundit, Lohan është arrestuar disa herë për shkelje si drejtim i makinës në gjendje të dehur dhe vjedhje në dyqane.