Aktorja e njohur i rikthehet sheshxhirimit pas disa viteve mungese
Aktorja e famshme e cila momentet e arta të karrierës së saj i ka pasur në vitet ‘2000, ka vendosur t’i rikthehet aktrimit pas një periudhe të gjatë mungese.
Kohë më parë ajo ka qenë vajza çapkëne dhe shembullore të cilën e adhuronin shumë adoleshentë. Filmat e saj të famshëm “Hairspray”, “What a gril Wants” dhe “She’s the man” ende transmetohen nëpër kanalet televizive.
Për shumë vite, Amanda ka qenë e përfshirë në probleme ligjore, abuzim me substanca narkotike dhe alkool. Sjelljet e saj të çuditshme kanë tërhequr vëmendjen e medias rozë por edhe të fansave të saj të shumtë që janë shprehur të zhgënjyer.
31-vjeçarja pas muajsh në rehabilitim është gati t’i rikthehet karrierës së saj menjëherë pasi të përfundojë studimet për stiliste. Avokati i saj ka konfirmaur se vitin e ardhshëm atë do ta shohim të përfshirë në projekte filmike.