Lajme

04 October 2018

Aktorja e njohur, Kate Hudson sjell në jetë fëmijën e saj të tretë

Aktorja e njohur hollivudiane, Kate Hudson solli në jetë fëmijën e saj të tretë. Ka qenë vetë Kate, e cila ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram lajmin e mirë.

 “Vendosëm ta quajmë Rani vajzën tonë (që thuhet Ronnie) sipas emrit të gjyshit të saj, Ron Fujikawa. Ron ishte një njeri shumë special që na mungon të gjithëve shumë. T’i vendosnim emrin e tij ishte një nder”, shkroi aktorja në postimin e saj.

Tre fëmijët e Kate kanë tre baballarë të ndryshëm. Ajo ka djalin 14-vjeçar Ryder me ish-bashkëshortin Chris Robinson, këngëtar i Black Crowes dhe babai i 7-vjeçarit Bingham është këngëtari i Muse, Matt Bellamy.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com