Lajme

27 September 2018

Aktorja e njohur më e lumtur se kurrë! Pas shumë përpjekjesh fiton betejën me kancerin…

Aktorja e njohur e Hollivudit, Marcia Cross përmes një postimi në rrjetet sociale zbuloi se ka vuajtur nga kanceri anal. Ajo publikoi një foto ku tregonte flokët e rëna dhe të prera shkurt pas koke.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e lumtur që jam gjallë, por e trishtuar që flokët e mi kanë rënë dhe janë rreth 2, 5 cm të gjatë tani”, shkruante në postimin e saj Marcia. Por me sa duket kjo selfie i ka bërë vërtet fansat konfuzë sespe ata u frikësuan për gjendjen e aktores. Por Marcia u detyrua të bëjë një postim të dytë të nesërmen, për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur:

“Ndjekësit e mi të dashur, Më vjen keq që postimi im nuk ishte i qartë. Unë e kam mundur kancerin. Gjithçka është mirë tani. Udhëtim i vështirë, por jam e shëndetshme, e lumtur dhe më mirënjohëse se kurrë. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për të gjithë dashurinë tuaj”, shkruan Cross duke lënë të nënkuptohet se e fitoi betejën me kancerin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com