Aktorja e njohur na njeh me bebin e saj
Katherine Heigl dhe bashkëshorti, Josh Kelley mirëpritën ardhjen në jetë të vogëlushit Joshua Bishop Kelley Jr më 20 dhjetor. Çifti i famshëm më në fund ka publikuar fotografinë e parë të vogëlushit në kopertinën e fundit të revistës “People”.
“Ishte një surprizë. Dëshiroja shumë ta zgjeroja familjen time, duke patur fëmijë të tjerë por nuk nuk dija se si do arrinim deri aty”, ka thënë aktorja 38-vjeçare.
Katherine dhe Josh janë gjithashtu prindër të dy vajzave të birësuara Naleigh 8-vjeç dhe Adalaide 4-vjeç.