Aktorja e njohur për rolin në filmin ‘Superman’, ka ndëruar jetë në moshën 69 vjeçare
MArgot Kidder e lindur në Kanada, roli më i njohur i së cilës ka qenë si reporterja Lois Lane në filmin “Superman” të vitit 1978, ka ndëruar jetë në moshën 69 vjeçare.
Kidder lindi në Kanada në 1948 dhe u përfshi në kinematografi në vitet 60. Roli i saj i parë i rëndësishëm ishte në komedinë “Quacker Fortune has a Cousin in Bronx”.
Aktorja pati probleme me shëndetin mendor në vitet 1980 pasi vuante nga çrregullime bipolare. Vite më vonë ajo iu rikthye normalitetit duke punuar si organizatore në Demokratët Progresivë të Amerikës dhe duke shkruar artikuj të ndryshëm.
Margot është martuar tre herë, një herë me novelistin Thomas McGuane, me aktorin John Heard (për 6 ditë) dhe me producentin Philippe de Broca.