Aktorja e njohur rrëzohet gjatë xhirimeve e përfundon në spital
Ajo ka qënë e zënë me xhirimet e filmit të saj më të ri “Isn’t It Romantic” dhe ditën e mërkurë, aktorja australiane, Rebel Wilson ka treguar se ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar, duke humbur ndjenjat.
Aktorja ka publikuar një fotografi të sajën pas këtij aksidenti, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “E fillova ditën me një rrëzim që më bëri të humbisja ndjenjat… Pavarësisht asaj nuk dukem aq keq edhe pse ora është 7 e pasdites.”
“Faleminderit të gjithëve në Long Island të cilët më ndihmuan sot në urgjencë si dhe me ambulancën”.
Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, ku i kanë uruar shërim të shpejtë.