Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë në një ceremoni madhështore
Aktorët e njohur turq,Bensu Soral dhe Hakan Baş i kanë dhënë fund beqarisë duke lidhur martesë në një ceremoni madhështore me miqtë e tyre dhe familjarët në Stamboll. Gjithçka u realizua sipas traditave turke ku Hakan, shkoi mori partneren e tij në shtëpinë e të atit mëngjesin e së shtunës,
Bensu kishte zgjedhur një fustan të bardhë dhe shumë ekstravagant, i çarë në pjesën e belit. Ndërsa flokët kishte preferuar t’i mbante të lëshuara, kombinuar me një tualet shumë të thjeshtë.
Ndërsa për ceremoninë e dasmës, aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë i thurur në pjesën e bustit. Detaji më i veçantë i fustanit, ishin krahët e tij, të cilat ishin të qëndisura. Ajo kishte preferuar t’i kapte flokët gjatë ceremonisë dhe i kishte kombinuar me një aksesor në pjesën e kokës.