Aktorja, Selma Blair: Vuaj nga skleroza e shumëfishtë, kujtesa ime është e mjegullt
Aktorja e mjaft filmave, Selma Blair ka treguar për situatën e vështirë në të cilën është duke kaluar. Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se vuan nga një sëmundje e rëndë, pikërisht nga skleroza e shumëfishtë me të cilën u diagnostikua në gushtin e vitit të kaluar.
“Unë jam me aftësi të kufizuara, nganjëherë unë bie, unë gjithashtu rrëzoj gjërat, kujtesa ime është e mjegullt. Unë nuk e di saktësisht se çfarë do të bëj, por e di që do të bëj më të mirën time“, shkroi në postimin e saj aktorja.