Aktorja spanjolle tregon që mund të dukesh më bukur më një veshje të thjeshtë, habit me paraqitjen e saj
Aktorja spanjolle Penelope Cruz u shfaq në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Dias de Cine” në Madrid.
Aktorja, e martuar me kolegun Javier Bardem, zgjodhi kombinimin perfekt të pantallonave prej lëkure të përdredhur dhe xhaketës së kuqe.
Xhepat e lartë e bënin këtë kombinim edhe më tërheqës dhe buzëkuqi i theksonte sensualitetin e aktores që është ‘muzë’ e shtëpisë së modës franceze, Chanel.
Bukuroshja e zbukuruar me bukuri natyrore, është një dëshmi se gratë pa dekolte dhe funde të shkurtra, mund të jenë shumë tërheqëse dhe seksi.
Kohët e fundit, Penelope tha se Javier nuk përpiqet të luajë së bashku në filma me bashkëshortin e saj.