Akullore me paracetamol, çudia e fundit që na habiti
E kishit menduar ndonjëherë që ju përveçse mund të shijoni akulloren tuaj të preferuar njëkohësisht edhe mund të largoni dhimbjen e kokës. Mund të duket e çuditshme por në Hollandë është prodhuar akullorja me paracetamol 500 mg, e cila I jep zgjidhje dhimbjes tuaj.
Kjo ide mësohet se ka lindur në një qytet të quajtur Nagelkerke me qëllim që të ndihmojnë ata njerëz që kanë dhimbje të madhe koke si pasojë e festime në karnavalet që festohen atje. Megjithatë, Autoriteti Holandez i Sigurisë dhe Ushqimit të Konsumatorit tha se kjo akullore nuk mund të shitet. Nëse duket shumë paracetamol në të prandaj duhet të ketë një leje të nevojshme për të administruar medikamentet.
Pronari i furrës, Jan Nagelkerke tha se nuk do ta shiste, por në vend të kësaj, akullorja e veçantë do të ekspozohet thjesht për tu parë dhe t’ju japë mundësinë njerëzve të qeshin me një gjë të tillë.