Akuza të rënda për Taylor Swift: Boll vodhe Beyoncen!
Në sallën e madhe të ndarjes së çmimeve të “Billboard Music Awards 2019”, Taylor Swift mahniti audiencën me perfomancën live të hitit të saj të fundit me titull “Me”.
Por performanca e saj kjo nuk kaloi pa kritika, pasi këngëtarja 29-vjeçare u akuzua se ka kopjuar Beyonce-n.
Taylor shoqërohej nga një bandë që marshonte në skenë, ashtu si Beyonce në koncertet e saj. Kjo bëri që mjaft fansa të kësaj të fundit t’ i vërsuleshin Taylor-it dhe ta akuzonin se nuk u tregua aspak origjinale.
Kërcimtarët e veshur me kostume mbushën skenën bashkë me një grup muzikantësh me daulle të veshur me rozë, për të cilët fansat thanë se bënë një performancë e kopjuar nga dalja e Beyonce-s vitin e kaluar në Coachella Music Festival.
“A mund t’i thoni me mirësjellje Taylor Swift, se nuk mund të jetë kurrë Beyonce? Boll kopjove. Është turpëruese”, thuhej në një reagim në Twitter.
Në fakt kjo nuk është hera e patë që Taylor akuzohet se kopjon Beyonce: