Alban Ramosaj kthehet pas në kohë me look-un e ri
Alban Ramosaj nuk është shumë aktiv në muzikë me projekte të reja muzikore por pothuajse çdo postim i tij shndërrohet në lajm, pasi zgjon shumë kurreshtje me gjërat që bën.
Së fundmi, Alban ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shihet se i është rikthyer stilit të tij të vjetër për sa i përket flokëve.
Ai ka preferuar të kthehet sërish në biond ashtu sikurse u shfaq në fillimet e tij në ‘The Voice of Albania’.