Alban Skënderaj dedikim emocionues për fansen e tij më të “zjarrtë”
Kantautori Alban Skënderaj ka surprizuar Sidorelën, një vajzë të paralizuar, e cila e ka idhull këngëtarin e njohur. Por duket se pas kësaj vizite edhe vetë kantautori është impresionuar nga dashuria dhe mirësia e kësaj vajze.
“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend të pastër,” ka shkruar Albani në rrjetet sociale pas vizitës tek Sidorela.