Alban Skënderaj dhe Miriam Cani përcjellin shumë dashuri….
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku. Jo vetëm profesionalizmi që i karakterizon por dhe dashuria që ata përcjellin shërbejnë si një shembull për të gjithë. Albani i këndon dashurisë si askush tjetër dhe çdo fjalë në tekstet e këngëve të tij përcjell padyshim emocion dhe ndjenjë. Miriami nga ana tjetër me ëmbëlsinë që e karakterizon mund të konsiderohet vërtet një ëngjëll. Ata janë padyshim çifti perfekt dhe këtë e treguan edhe në postimet e fundit në rrjetet sociale. Albani dhe Miriami kanë publikuar në Instagram një foto ku duken shumë të lumtur dhe mjaft të qeshur.