Albano Bogdo tregon se si i tha JO alkoolit: Nuk pi më edhe sikur të përmbyset bota
Albano Bogdo në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për një nga betejat më të mëdha në jetën e tij, atë me alkoolin. Aktori i dashur për publikun ka treguar se vite më parë ka qënë i varur nga alkooli, por falë vendosmërisë arriti të hiqte dorë. Albano tregon se prej katër vitesh nuk ka konsumuar aspak alkool dhe se nuk është tunduar asnjëherë.
“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”,tregon Albano.