Albërie Hadërgjonaj: Bashkëshorti më ka tradhëtuar gjithnjë, kam punuar edhe pastruese
Në emisionin “Top Show Magazine”, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka rrëfyer mjaft detaje të pathëna nga jeta e saj. Ajo ka thëne se është martuar në moshën 19-vjeçare por kurrë nuk ka jetuar tamam me bashkëshortin e saj Mentorin sepse ai e ka tradhëtuar gjithnjë dhe nuk rrinte dot pa vajza të tjera.
“Ai ka dashur të më lërë që kur u martuam. Më ka tradhëtuar gjithnjë, nuk rrinte dot vetëm me një person”, është shprehur Albëria. Ndërsa ka treguar dhe për vështirësitë e jetës vetëm, me dy vajzat e saj si dhe se si ka nisur jetën në Amerikë.
Albëria ka thënë se në fillim ka pastruar edhe shtëpi në Amerikë, derisa e ka marrë veten dhe ka filluar të këndojë nëpër dasma.