Lajme

31 March 2018

Albërie Hadërgjonaj ka diçka për të gjithë ata që e urrejnë….

Këngëtarja është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë muajve të verës, ajo pritet të kthehet sërish në Kosovë, për të nisur turin e saj të koncerteve, ndërsa nuk do të mungojnë gjithashtu edhe projektet e reja.

Albëria, e cila është shumë e pëlqyer për këngët e saj, javë më parë u bë kryefjala e mediave rozë për shkak të një fotoje provokuese të publikuar në rrjetin social Instagram, por që më pas vetë këngëtarja u shpreh se asaj i kishin ‘hakuar’ llogarinë. E duket se kjo ngjarje ka ndikuar që këngëtarja të kuptojë se cilët persona e vihen urrejnë atë.

Në një imazh të publikuar pranë një treni, Hadërgjonaj ka bërë të ditur se i ka ecur mjaft mbarë kohëve të fundit, kjo pasi ka nënshkruar një kontratë milionëshe.
“Vetëm mbarë më ecën kur ma qani hallin. Për të gjithë ata që më urrejnë, sapo përmbylla një kontratë 20 milionë dollarëshe”, ka shkruar Albëria në mbishkrimin e fotografisë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com