Lajme

14 January 2019

Albërie Hadërgjonaj prek me fjalët e saj ”’Iu ula në gjunjë…”

Dtët e fundit Albërie Hadërgjonaj ka qënë e ftuar në një emision në Kosovë ku përveç historive të bukura dhe me humor që tregon, ajo që ngeli në mendjen e të gjithëve ishte një histori me nënën e saj e cila jeton në vendlindjen e Albëries në Deçan.

“Në verë kur ika se mbarova dasmat, e pashë që u mërzit dhe mami e ka një zakon që hedh ujë kur dal që t’i vij vitin tjetër prapë. U mërzita shumë dhe dola edhe njëherë nga makina. ‘Hajt, hajt’, tha dhe iu mbushën sytë me lot. Iu ula në gjunjë e besoni dhe i thashë ‘Mami s’të dal borxhit kurrë’, tregoi Albërija e përlotur.

“Jam në dasma thuajse çdo natë dhe nuk ha asnjë gjë në dasma se e di që në 2 e në 3 e ke zgjuar. I them po pse zgjohesh mami. E më thotë po tutem po të mbyt ndokush se ti je me para”, tregoi këngëtarja.

 

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com