Albumi i Dua Lipës shpallet më i miri për vitin 2017 në kategorinë e femrave
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ndërkombëtare.
Këngëtarja ka publikuar vitin e kaluar albumin e parë në karrierë dhe kjo ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Tashmë është bërë zyrtare që albumi debutues i 22-vjeçares është më i miri për vitin 2017 në kategorinë e femrave. E gjithë kjo në saje të shumë këngëve që u bënë hite dhe një ndër to është edhe New Rules.
Dua aktualisht është duke pushuar në ishujt fantastike të Xhamajkës, ku po shoqërohet prej shumë miqve.
Gjithashtu, Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa ka paralajmëruar publikimin e albumit më të ri.
Dua Lipa është në përgatitje të videoklipit muzikor të këngës “IDGAF”, ku xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar.
It's Official: the biggest debut album of 2017 by a female was @DUALIPA's self-titled record https://t.co/J9mEqupQyS pic.twitter.com/fM4jUGwqt9
— Official Charts (@officialcharts) January 11, 2018