Albumi i fundit i Kendrick Lamar plot 20 javë në krye të klasifikimeve
Korniza kohore e kualifikimit për nominimet e 60 vjetorit të çmimit Grammy përfundon më 30 shtator. Me atë datë, bisedat rreth kandidatëve potencialë për kategoritë më të mira – si albumi i vitit – po fillojnë të bëhen konkrete.
Kendrick Lamar është një nga artistët që me shumë gjasa do të vlerësohet gjatë këtij eventi. Albumi i tij “Damn” jo vetëm që ka qenë një nga projektet më të vlerësuara , por ka pasur edhe një sukses të madh komercial.
‘Damn’ ka qëndruar në vend të parë të Billboard 200 për plot 4 javë. Këngët e fundit të reperit kanë qëndruar në 5 vendet e para të klasifikimit për 20 javë. Albumi i Lamar përmban superhitet “DNA,” “Loyalty,” “Element,” dhe “Humble.”