Albumi i Taylor Swift më i shituri për vitin 2017
Albumi i këngëtares amerikane po vazhdon të kryesojë top listat botërore për numrin e shitjeve.
Wild Music Awards shkruan se “Reputation” i Taylor Swift është shitur vetëm pesë ditëve të fundit rreth 229 mijë kopje, kurse që nga dalja në treg janë shitur 2,2 milionë kopje.
Në këtë formë, kjo është hera e parë që një album në dy vjetët e fundit të jetë në krye të listës për tre javë.
Pas Taylor në vend të dytë gjendet Namie Amuro me albumin “Finally”, ku në javën e fundit janë shitur mbi 159 mijë kopje, kurse në total 1.59 milion.
“Divide” i Ed Sheeranit zë vendin e tretë, me 154 mijë kopje të shitura këtë javë, kurse në total janë shitur 8.41 milionë.