Lajme

16 May 2018

Albumi më i ri i Bebe Rexhës “Expectations” është duke ardhur…

Bebe Rexha konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Bebe ka paralajmëruar edhe albumin më të ri “Expectations”.

Në postimin e saj ajo ka treguar se është shumë nervoze, por tejet e lumtur për albumin e ri.Bebe ka pohuar se ka punuar shumë në këtë album dhe se nuk e di sa çfarë të presë nga ai,.

“Expectations” është duke ardhur. Unë jam shumë nervoz, por jam edhe lumtur gjithashtu. Kam punuar shumë në këtë album dhe nuk e di se çfarë të pres. Unë dua vetëm ta publikoj atë dhe të shkoj në ndonjë qytet të vogël në Evropë për disa muaj e pastaj të dal nga vendi i fshehur. Me shpresë se kur të kthehem ju do ta doni atë aq sa e dua unë”, ka përfunduar postimin e saj Bebe.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com