Alessia Sagnulo ndjek ëndrrën e saj si konkurrente në “Miss 365” së bashku me foshnjën e saj
Alessia Sagnulo është një ndër konkurrentet në “Miss 365” në Itali e cila ka habitur stafin por edhe publikun me shfaqjen e saj të pazakontë në këtë spektakël.
Gjatë provave zyrtare për këtë shfaqje të gjitha vajzat pjesmarrëse nisën përgatitjet e tyre ndërkohë që Alessia është shfaqur me bebushen e saj 5 muajshe në krah të cilën duhet ta ushqente dhe ndërronte.
Ajo nuk i është ndarë në asnjë moment vogëlushes së saj gjatë intervistave por edhe gjatë ndërrimit të veshjeve. Historia e saj si një nënë e re e cila edhe pse sapo është bërë me fëmijë ende ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e saj, ka frymëzuar të gjithë publikun Italian.