Alice dhe Alvaro Morata shfaqen më të dashuruar se kurrë në Londër
Alvaro Morata dhe bashkëshortja Alice kanë kaluar një ditë të këndshme në Londër. Sulmuesi i Chelsea-s dhe modelja italiane e kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të këtij viti në Venezia.
Çifti ka shfrytëzuar kohën e lirë për të bërë pak shopping në kryeqytetin anglez por njëkohësisht teksa shëtisnin në dyqanet luksoze të qytetit nuk i kanë kursyer as puthjet dhe përqafimet në publik.
Pak ditë më parë të dy konfirmuan se do të bëheshin prindër së shpejti.