Lajme

18 January 2017

Alicia Keys rikthehet kështu…

|
By
|
0 Comment
|

Këngëtarja e njohur Alicia Keys ka guxuar të dalë në publik për një vit pa përdorur grim, pra e gjitha natyrale, duke u zotuar se nuk do të përdorte më make-up. Por fituesja e “Grammy Awards” ka vënë grim gjatë një shërbimi fotografik për “Allure”, edhe pse duket se nuk e ka tepruar aspak me tonet.

“Unë nuk jam rob i kozmetikës, por nuk jam as e fiksuar aq sa të mos e përdor fare. Më duhet të zgjedh në një moment dhe kjo është e drejta ime”,- është shprehur këngëtarja.

“Unë mendoj se ka diçka të bukur që rrezaton brenda nesh. Unë mendoj se arrij ta dëgjoj veten time dhe ta ndiej këtë bukuri. Ajo që ti ndjen shpesh reflektohet edhe në fytyrën tënde”.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar duke u shprehur se nëse do të kishin një lëkurë aq perfekte sa të sajën nuk do të përdornin fare make-up.

Në një rrëfim të fortë dhe të sinqertë, Alicia Keys ka treguar se si për vite me radhë ajo është munduar të sillet ashtu siç shoqëria ka dashur që ajo të sillet, duke u ndier e imponuar nga normat dhe moralet shoqërore.

“Të gjithë arrijmë një pikë në jetë, sidomos ne femrat, që duam të bëhemi perfekte. Unë personalisht fillova të kthehesha në një kameleon, asnjëherë nuk i kam treguar publikut se kush jam vërtet, sepse kam qenë gjatë gjithë kohës në ndryshim të vetes vetëm sepse kështu më bënte përdorimi masiv i make up-it”, – është shprehur Alicia Keys.
“Nuk dua më të fshihem. As të fsheh mendjen time, as mendimet, as ëndrrat, as vështirësitë, as fytyrën, asgjë”, – ka thënë ajo në një intervistë të mëparshme.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com