Alketa Vejsiu, dedikim romantik për bashkëshortin
Moderatoren e njohur Alketa Vejsiu jemi mësuar ta shikojmë shpesh në ekran. Alketa mundohet që gjithmonë ta mbajë larg ekranit jetën e saj private, sidomos pjesën e ekspozimit të fëmijëve dhe të bashkëshortit të saj. Mirëpo, mëngjesin e sotëm ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit një foto që rrallë mund t’a shohim në profilin e saj.
Ajo ka publikuar foto të dorës së saj dhe të bashkëshortit, të shtrënguara bashkë. “Të dua”,-ka shkruar moderatorja për bashkëshortin krahas fotos.