Alketa Vejsiu në pritje të fëmijës së tretë?
Alketa Vejsiu është nënë e dy fëmijë, një djalë e një vajzë, të cilët rrallë i bën pjesë së vëmendjes mediatike.
Dalja e moderatores Alketa Vejsiu mbrëmjen e djeshme në ekran na ka bërë pak të dyshojmë se moderatorja është në pritje të ëmbël sërish.
Barku i Vejsiut dukej më i fryrë se zakonisht.
Alketa që mbante veshur një fustan me palë, dukej sikur e kishte veshur me qëllim që mos të tregonte barkun që dukej i fryrë.
Në postimet e saj në Instagram, Alketa Vejsiu nuk kishte asnjë pozë ballore që të tregonte barkun. Të gjitha fotot bëjnë të mendosh se ajo është duke e fshehur.
Nuk dihet ekzaktësisht nëse moderatorja është në pritje të ëmbël apo ka shtuar disa kilogramë. Kjo mbetet për t’u parë.