Lajme

09 June 2018

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman dhurojnë emocione me kërcimin e dashurisë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë dhuruar një performancë shumë emocionuese në natën finale të ‘Dancing With The Stars’. Almeda ishte moderatorja e edicionit të fundit të spektaklit të vallëzimit dhe surpriza që kishte rezervuar për publikun ishte ky vallëzim me Tolgahan që është edhe një ndër aktorët më të njohur turk.

Emocion, dashuri dhe gjithçka e bukur ishte panorama e atyre dy minutave kur skena u pushtua nga çifti simpatik. Almeda, shfaqej rrëzëllitëse e veshur me një fustan të bardhë dhe me aksesorët e “Swarovski”, ndërsa bashkëshorti i saj mbante veshur një kostum të zi.

Pas vallëzimit të dashurisë, aktori turk u shpreh në gjuhën shqipe se ishte shumë i lumtur që ndodhej në Shqipëri.
“Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Të dua Shqipëria”,iu drejtua Tolgahan të gjithë shqiptarëve.
“Unë, të dua ty”,iu përgjigj Almeda.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com