Almeda Abazi mori dedikimin më të “ëmbël” për Shën Valentin
Dedikimet për personin e zemrës ditën e Shën Valentinit kanë qënë të shumta. Fjalë të ëmbla dhe që buronin nga zemra, dhurata nga më të ndryshmet, surpriza pafund dhe nga më të befasueshmet kanë shoqëruar ditën e djeshme në cdo rrjet social.
Edhe aktori turk, Tolgahan Sayisman ka bërë një postim me fjalë që cdo vajzë do dëshironte ti dëgjonte për bashkëshorten e tij, modelen shqiptare Almeda Abazi. Gëzimi ka qënë i dyfishtë sepse Almeda ka pasur edhe ditëlindjen,
“Më e pafajshmja, më e ëmbla, zemra e zemrës sime, më e bukura vajzë, gruaja ime. Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që linde! Shpresoj që Zoti të na japë sa më shumë përvjetore bashkë, rrugë të ëmbla ku të ecim bashkë, të kalojmë çdo sfidë të jetës duke mbajtur dorën e njëri tjetrit duke bërë që çdo ditë e jona të jetë e paqtë dhe e lumtur. Të dua shumë, vërtetë shumë!”, ka shkruar ai.