Ami dhe Ermali na surprizojnë, në pritje të fëmijës së dytë
Çifti i njohur, Ami dhe Ermali, kanë ndarë me ndjekësit e tyre një lajm të gëzueshëm.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Ermali ka treguar se ai dhe Ami, do të bëhen prindër sërish.
Para 4 vitësh, ata u bërë prindër të Joelit dhe tashmë ka ardhur momenti që ai të bëhet me një vëlla ose motër.
“Një beb rrugës… Do bëhemi 4”, shkruan në foton e postuar Ermali, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit mban testin e shtatzanisë në dorë.
Sipas raportimeve, Amarda është në muajin e tretë të shtatzanisë.