Anna Lika sqaron sherrin me Fifin: I thash fuçi uthulle por u shëndosha vetë!
Pak kohë më parë në një deklaratë të Anna Likës teksa po intervistohej nga gazetari Ronaldo Sharka, u shpreh për Fifin se është si fuçi me uthulle e si balenë duke bërë një zhurmë të fuqishme në rrjet. Dy vajzat nuk kishin ndonjë përplasje më parë por siç dihet Anna i thotë gjërat troç.
E ftuar sërish nga Ronaldo Sharka në programin “MCN Urgenca”, moderatori e hapi sërish këtë bisedë rreth sherrit të saj me Fifin: “Nuk pata asgjë, thjesht thash mendimin tim të asokohe. Tani nga që jam shëndoshur vetë…”- u shpreh Anna duke shkaktuar të qeshura në studio.
-“Je bërë dhe ti si fuçi uthulle?”- i thotë Ronaldo Annës, ndërkohë që kjo e fundit ia kthen: “Po jam bër keq fare, jam shëndoshur keq”– shprehet Anna.
Ndërkohë që Anna vazhdon bisedën, Ronaldo i thotë se mos e ka zënë karma, mallkimet e Fifit, ndërsa Anna Lika u shpreh: “Nuk besoj se ka mallku, Fifi në vetvete nuk është vajzë e keqe”- u shpreh Anna duke shtuar se këngët e Fifit i dashuron.
Për më tepër shihni videon: