Anëtarja e ‘Fifth Harmoni’ arrestohet për posedim marihuane
Autoritetet e ‘Metropolitan Washington Airports’ kanë konfirmuar për revistën People se Jauregui është akuzuar për mbajtje të lëndës narkotike, mariuanë. Megjithatë avokatët e këngëtares tregojnë se asnjë arrestim nuk është bërë. “Lauren Jauregui nuk është arrestuar apo ndaluar siç është raportuar, thjesht është paraqitur në polici për posedim të marihuanës dhe më pas është lënë e lirë,”- ka deklaruar avokatja Dina LaPolt. Ajo ka shtuar se kjo nuk do të ndikojë tek karriera e artistes dhe aktivitetet dhe performancat që kanë planifikuar me grupin ku bën pjesë.