Lajme

10 October 2017

Angelina e gatshme të shërbente si “karem” për kapjen e kriminelit të shumëkërkuar

Aktorja Angelina Jolie ka qënë e gatshme për të qënë pjesë një kurthi për kapjen e një prej kriminelëvë më të mëdhenj të luftës në Afrikë.

Sipas disa dokumentave të publikuara nga International Criminal Court, në vitin 2012 planifikohej se Jolie do e ftonte për një darkë Joseph Kony dhe më pas do të bëhej arrestimi i tij.

Në një prej e-maileve të publikuara, shkruhet se Jolie dëshironte shumë që Kony të arrestohej dhe se ajo ishte tepër e gatshme. Përveç aktores edhe Brad Pitt mund të ishte pjesë e këtij plani.

Sipas “The Sunday Times”, ky plan nuk u realizua kurrë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com