Angelina Jolie beson se lidhja me Brad Pitt mund të kishte pasur tjetër drejtim…
Pas thuajse 12 vite së bashku, Angelina Jolie dhe bashkëshorti i saj Brad Pitt i dhanë fund marrdhënies së tyre.
Por së fundmi, Jolie ka treguar për reporterin e “The Hollywood”, Awards Chatter se besonte se nëse do të punonte bashkë me Brad Pitt në projektin e filmit “By The Sea” në vitin 2015, mund të zgjidhte problemet e tyre në çift dhe kjo mund t’i ndihmonte ata që të komunikonin më mirë.
“U njohëm duke punuar dhe punonin mirë bashkë. Unë doja që të bënim punë serioze bashkë. Mendoja se do të ishte një mënyrë e mirë për ne që të komunikonim”, ka thënë Angelina.
Por, mesa duket as kjo nuk ka mjaftuar për çiftin, të cilin e gjitha bota e cilësonte si “perfekt”, deri ditën që aktorja kërkoi divorcin, duke nxjerrë në dritë shumë probleme. Ata madje janë spekuluar se kanë krijuar romancë të reja, por megjithatë asgjë ende nuk është konfirmuar nga palët.