Angelina Jolie shfaqet rrëzëllitëse krah fëmijëve të saj
Ajo foli për divorcin e saj të vështirë me Brad Pitt për herë të parë muajin e kaluar. Megjithatë duket se aktorja është përpjekur ta lë pas gjithçka dhe të kalojë një ditë të bukur me fëmijët e saj në Londër. 41 vjeçarja ishte veshur me shumë stil dhe gjatë të gjithë kohës ishte e buzëqeshur teksa shoqëronte 6 fëmijët e saj. Angelina ka shkuar në Londër këto ditë për të ndjekur përvjetorin e 5-të të Preventing Sexual Violence Initiative (PSVI), event për të cilin ajo kontriboi që të organizohej në vitin 2012.