Angelina Jolie tregon arsyen pse merret me punë humanitare
Aktorja e Hollywoodit Angelina Jolie prej shumë vitesh është duke “luftuar” për të drejtat e femrave dhe ndihmon vendet e shkatërruara nga lufta. Edhe pse duket se Angelina Jolie bën jetë të lehtë, aktorja 42-vjeçare thotë se edhe ajo sikurse shumica e nënave mundohet të koordinojë mëmësinë dhe karrierën.
“Merrem me punë humanitare, pasi nuk dua të kem jetë të zbrazët”. Nëse nuk ndiheni të dobishëm dhe nuk bëni diçka që njerëzit përreth jush të ndihen më mirë, atëherë në një moment e kuptoni se nuk ndiheni edhe aq mirë. Do të keni jetë të zbrazët”, ka përfunduar aktorja.