Lajme

05 September 2017

Angelina Jolie i rikthehet aktrimit

Angelina Jolie është shprehur se është gati t’i rikthehet sërish aktrimit pas ndarjes dramatike me Brad Pitt.

Projekti i fundit i 42 vjeçares ka qënë si regjisore e filmit “First They Killed My Father”. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja hollivudiane është shprehur: “Momentalisht, unë nuk kam ndonjë projekt si regjisore për të cilin ndihem e apasionuar, kështu që kam vendosur t’i rikthehem aktrimit. U bë një vit që nuk aktroj për shkak të situatës sime në familje, pasi më është dashur të kujdesem për fëmijët”.

“Kur të ndjej që është koha e duhur për t’u rikthyer në punë, do ta bëj. Kam patur nevojë të qëndroj në shtëpi. Shpresoj të nis sërisht aktrimin muajt e ardhshëm”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com