Lajme

29 January 2018

Anne Hathawy në rolin e Barbie në filmin e ri të kompanisë Sony

Anne Hathawy, është një ndër aktoret më simpatike dhe të kompletuara si nga mënyra e interpretimit ashtu edhe nga pamja e saj e jashtme, dhe këtë e ka dëshmuar në mjaft role.

Këtë herë do ta shohim në rolin e Barbie, në filmin e ri që do të hedhë në treg së shpejti kompania Sony. Mendohej se do të publikohej këtë vit, por producentët thotë se në kinema do të shfaqet në 8 Maj të vitit 2020.

Barbie është një nga lodrat më të suksesshme në histori. Biondja e famshme u vendos në treg më 9 Mars 1959 dhe që atëherë ka arritur rekorde në shitje. Por tani do të kthehet në një Barbi reale dhe protagonistja e filmit “Djalli vishet me Prada” do ta sjellë në ekranin e madh për të gjithë adhuruesit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com