Antonio Banderas rikthehet në sheshxhirim pas vdekjes së mamasë së tij
Këtë të djelë ai bëri një postim në Twitter ku i prekur lajmëroi ndjekësit dhe publikun së nëna e tij e dashur kishte ndërruar jetë. Ajo quhet Ana Bandera Gallego dhe u largua nga kjo botë në moshën 84 vjeçare.
Aktori spanjoll 57vjeçar, edhe pse ende në zi, është detyruar të kthehet në setin e xhirimeve vetëm 4 ditë pasi nëna e tij e dashur humbi jetën. Filmi i tij i fundit ka si epiqendër jetën e rininë e piktorit të famshëm Pablo Picasso ndërkohë që mund të shihni edhe fotot e tij më paruken gri dhe kostumin e stilit të vitit 1940 përgjatë xhirimeve.