Anuloi koncertin përshkak të gjendjes shëndetësore, qeras fansat me pica në shenjë ndjese
Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në Montreal, Kanada, kjo për shkak se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore. Përmes një postimi në rrjetet sociale këngëtarja njoftoi fansat për anulimin e koncertit. “Për fansat e mi më të mirë. Unë ndihem shumë keq që nuk jam në gjendje të performoj sonte. U sëmura”, shkroi Gaga në postin e bërë. “Më vjen keq për të gjithë ata që kishin për të më parë sonte. Unë ju dua”, përfundoi ajo. Artistja tregoi gjithashtu se ajo dhe ekipi i saj po punojnë për një koncert të ardhshëm.
Në një postim tjetër në Twitter këngëtarja pasi i kërkoi përsëri ndjesë fansave u tregoi atyre se do t’u dërgonte të gjithë atyre që ishin mbledhur para hotelit ku po qëndronte, pica falas. Kjo i entuziazmoi shumë fansat e shumtë të cilët u lumturuan pa masë kur hitbërësja e “Pocker Face” i përshëndeti nga taraca e hotelit. Si përfundim të gjithë mbetën të kënaqur dhe…hëngrën edhe pica.