Lajme

08 April 2019

Anxhela Peristeri: E dua në të madh!

Pak ditë më parë këngëtarja Anxhela Peristeri dhe Matues Frroku publikuan duetin e tyre muzikor me titull “Muza Ime”.

Pas këtij bashkëpunimi, mediat filluan të aludonin për një lidhje mes dy këngëtarëve, nisur nga afrimiteti mes tyre.

Anxhela ka mohuar terësisht aludimet: “Më ndodh shpesh që kur bëj duete sajojnë kështu lajmesh, por nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë çift me asnjë artist. Unë me Mateusin njihem që në festival të fëmijëve plus ai është 5 vite më i vogël se unë. Unë dua që partnerin tim ta kem më të madh në moshë”, u shpreh Anxhela në një intervistë të dhënë së fundmi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com