Anxhela Peristeri e tha vetë/Ja me kë është e lidhur këngëtarja!
Në pothuajse të gjitha intervistat ku Anxhela Peristeri është pyetur për jetën private ajo nuk ka preferuar të flasë, dhe të vetmin sinjal e ka dhënë blogeri, Olti Curri në një nga emisionet e pasditeve ku tha se zërat që qarkullojnë, se këngëtarja është në një lidhje janë të vërteta. Megjithatë vetë ajo nuk e pranoi asnjëherë publikisht.
Por së fundmi e ftuar në një emision ajo sigurisht është pyetur dhe për jetën e saj private, dhe mbi aludimet për një lidhje mes saj dhe Mateus Frrokut. Moderatoret e kanë ngacmuar lidhur me fizikun e saj, meqë këngëtarja është dobësuar shumë, duke hedhur dyshimet se do kemi dasëm.
“Prandaj i them të gjitha këto unë, që të mbuloj lidhjen me Mateusin”,-i është përgjigjur këngëtarja.
Megjithatë kjo përgjigjie duket të ketë doza ironie kështu që presim edhe një përgjigje nga këngëtari, Mateus Frroku!