Lajme

04 December 2018

Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj nuk flasin me njëra-tjetrën dhe faktet i keni këtu

Në 26-vjetorin e saj të lindjes Anxhelinës i erdhën shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e saj.

Albëria i dedikoi një shkrim në rrjete sociale duke u shprehur krenare për të bijën, kushërinjtë dhe e motra po ashtu ama mes shumë urimeve mungonte njëri.

Beatrix Ramosaj duket se i ka prishur marrëdhëniet me kushërirën e saj dhe kjo është edhe arsyeja përse nuk e ka uruar Anxhelinën në ditën e saj të lindjes.

Pasi kontrolluam rrjetet sociale të dy vajzave vihet re se ato nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës, madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram. As Anxhelina nuk e ndjek Beatrixin e as Beatrixi Anxhelinën.

Duket se diçka me të vërtetë serioze duhet të ketë ndodhur që raporti aq i ngushtë mes dy vajzave të jetë krisur aq sa të mos flasin më me njëra-tjetrën.

E kundërta ndodh me Albanin, Anxhelina vazhdon të ketë një raport të mirë me të dhe ndiqen në rrjetet sociale. Cfarë të ketë ndodhur vallë?

anxhelina1.jpg

 

anxhelina2.jpg

anxhelina_3.jpg

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com