Lajme

26 December 2018

Anxhelina Hadërgjonaj na bëri të vëmë në pikëpyetje marrëdhënien me Beatrix

Para disa ditësh, u përhap me shpejtësi lajmi se dy kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, nuk flasin me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre,ku shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian që të nhimonte Beatriksin në Amerikë

Gjë që nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj Anxhelinës e cila ndan të njëjtë shtëpi me grimierin e famshëm.

Ditën e sotme këngëtarja u kërkon falje atyre njerëzve që ndihen të mërzitur me të.

Ajo shprehet se jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar e inatosur dhe me zili për të tjerët.

“Po eci në 2019-n me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më ke borxh mos u shqetëso. nëse ke gabuar me mua është gjithçka në rregull, e mësove leksionin. Nëse je i inatosur me mua, ke fituar, mua më kaloi. nëse nuk flasim, të uroj gjithë të mirat. Nëse ndihesh se kam gabuar me ty, kërkoj ndjesë, ishte e paqëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për tu kapur pas inatit, zilisë, dhe stresit të tepërt ose dhimbjes. Një dolli për 2019-n, do ta bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje” ka shkruar Anxhelina në postimin e saj.

Ky është postimi i dytë dyshues që Anxhelina ka postuar në llogarinë e saj në Instagram në lidhje me sherrin mes kushërirave.

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com