Anxhelina Hadërgjonaj ndryshon look dhe duket mahnitëse
Kur vjen vera edhe ndryshimet në look bëhen më të shpeshta. Ndryshime të tilla shihen më shpesh tek vipat e showbizit duke vendosur në këtë mënyrë edhe trende të reja.
Flokët e shkurtër sipër supeve janë modeli më i preferuar. Praktike dhe ideale për verën, kjo prerje duket bukur edhe në flokët e drejta, por edhe në ato kaçurrela.
Edhe Anxhelina Hadërgjonaj i është shtuar listës së këtyre personazheve që kanë preferuar prerjen e flokëve më trendy të momentit.
“Flokë të shkurtër për verën,” ka shkruar ajo bashkëngjitur postimit të saj dhe duhet ta pranojmë se duket vërtet bukur.